Tomisllav Nikoliq urdhëroi dhunën ndaj shqiptarëve (Video+Foto)

0
Serbët dhe shqiptarët mbrëmë për herë të parë në historinë e tyre u përballën në një front tjetër, jo atë të luftës. 22 “luftëtarë” dolën në stadiumin që dikur i takonte partizanëve jugosllavë, por nuk arritën deri në fund të betejës, pasi që shqiponja me krahët e shtrirë në trojet shqiptar, iu pengoi serbëve.

Por jo vetëm atyre, Ismail Qemali dhe Isa Boletini i penguan shumë presidentit nacionalist të Serbisë, Tomisllav Nikoliq.

Ish nxënësi i Vojislla Sheshelit erdhi në stadiumin e Partizanit si Komandant i Forcave të Armatosura të Serbisë, duke menduar se “hija e tij” e rëndë do t’i frikësonte djemtë shqiptarë.

Por, ashtu siç e dinë tashmë e gjithë bota, ata serbë që iu vërsulen shqiptarëve nuk u kthyen njëjtë në vendet e tyre, arsyet dihen.

Anash vendit ku ishte pozicionuar Nikoliqi, qëndronte delegacioni shqiptar prej dhjetarësh vetash, të cilët edhe u sulmuan pas ndërprerjes së ndeshjes.

Njëri nga ata që ishte në lozhën ‘VIP’, i ka thënë në kushte anonimiteti Indeksonline, se ishte pikërisht Nikoliq ai i cili dha urdhër që të sulmohen futbollistët dhe ata pak persona shqiptarë që ishin në stadium.

“Ai u pa qartë duke dhënë urdhër për këshilltarët e tij që të filloi sulmi ndaj futbollistëve poshtë në fushë dhe neve që ishim lart. Për fat të mirë, nuk ndodhi diçka më shumë sesa shtyrje dhe fyerje në baza etnike ndaj neve që ishim lartë dhe djemve tanë në terren”, ka thënë ky zyrtar shqiptar.

Edhe fotografitë që po i shiheni tregojnë se çfarë bëri Nikoliq pasi i pa shqipet në fushë dhe shqiponjën lartë në qiell. /Indeksonline/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com