Toka mund të goditet nga një asteroid në vitin 2017
10:00 | 15 Prill 2015

Një asteroid i madhësisë së Statujës së Lirisë është në kurs të njëjtë me Tokën dhe sipas shkencëtarëve mund ta godasë Tokën në vitin 2017.

toka-mund-t-euml-goditet-nga-nj-euml-asteroid-n-euml-vitin-2017_hd Nëse ai e godet Tokën, pritet të shkaktojë dëme të mëdha, ngase është i një madhësie të konsiderueshme. Asteroidi i quajtur 2012 TC4 do të shkaktonte shumë më shumë probleme se ai që eksplodoi në Tokë në shkurt të vitit 2013 në Rusi. Por, Detlef Koschny nga Agjencia Evropiane e Hapësirës, tha se gjasat që ai të godet Tokën janë megjithatë një në një milion.
Françeska Jaçe