Toka me kushërinj të rinj në galaksi

0

Familja e Tokës po rritet. Shkencëtarë të Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics dhe të JPL-së të NASA-s, ndër të tjerë, kanë njoftuar në kongresin e Shoqërisë së Astronomisë Amerikane se kanë identifikuar gjashtë planetë të rinj me zemër shkëmbore që gjenden në zonën e banueshmërisë së yllit të tyre, do të thotë në një distancë të pajtueshme me ekzistencën e ujit të lëngshëm në sipërfaqen e tyre.

auto_17toka1421565728Në mesin e tyre, dy duken pak më interesantë: Kepler-438b dhe Kepler-442b. I pari është vetëm 12 % më i madh se Toka dhe merr 40 % dritë më shumë. I dyti do të jetë edhe pak më i madh, por merr një sasi energjie shkëlqyese pak më të favorshme për praninë e ujit të lëngshëm në sipërfaqen e tij. Shkurt, Toka ka gjetur kushërinj të rinj.

“Këto raste individuale nuk janë aq interesante sa fakti se numri i tyre po rritet”, vlerëson Alain Lecavelier i “Etangs”, president i komisionit për ekzoplanetet (planetet jashtë sistemit diellor) në Unionin Astronomik Ndërkombëtar.

Në fakt, është e vështirë të konfirmohet me siguri ekzistimi i një ekzoplaneti të veçantë. Teleskopi hapësinor Kepler, i cili ka mundësuar zbulimin e këtyre kushërinjve të rinj, vëren vetëm mini-eklipsa të shkaktuara nga kalimi i një planeti para yllit të tij.

Megjithatë, shkencëtarët shpresojnë shumë të kenë gjetur një planet. Edhe pse asnjëherë nuk janë të sigurt 100 %.

Një konfirmim delikat

Metoda klasike për të konfirmuar ekzistimin e një ekzoplaneti konsiston në detektimin e influencës gravitacionale të cilën e ushtron në yllin e saj. “Mirëpo, për planete të vegjël, që gjenden shumë larg yllit të tyre, siç është rasti këtu, kjo masë është shumë e vështirë të bëhet”, thotë François Bouchy, astronom në Insitutin e Astrofizikës në Marseille.

Në rastin e yjeve pak shkëlqyes sikur ata që i ka studiuar Kepler, është një mision i pamundur.

“Zgjidhja e vetme është që të shmangen skenarët e tjerë astrofizikë që mund të shpjegojnë një rënie periodike të shkëlqimit të yjeve të vërejtura nga analizat e avancuara statistikore”, vazhdon ai, shkruan gazeta “Zëi”.

Kjo është ajo që ka ndodhur këtu. Sipas shkencëtarëve, ka më shumë se 99% mundësi që secili prej këtyre gjashtë kushërinjve të rinj të ekzistojë vërtetë.

Duke ndjekur kriteret statistikore më pak ose më shumë kufizuese të aplikuara, arrihet në dhjetë numri i kushërinjve potencialë të Tokës. Dhe, sigurisht se ka edhe shumë të tjerë.

“Unë jam pjesë e një grupi pune me të cilin tashmë kemi identifikuar nja tridhjetë në të dhënat e Keplerit”, thekson Franck Selsis, përgjegjës i grupit “[exo]Terres” në laboratorin e astrofizikës në Bordeaux. Gjashtë të përmendurit këtu janë vetëm një pjesë e tyre. “Tani jemi duke punuar në analizat statistikore që mundësojnë të vlerësohet shpeshtësia me të cilën ne duhet të gjejmë këta planetë përreth një ylli çfarëdo para publikimit të kësaj liste”, thekson shkencëtari.

Sateliti Kepler ka rinisur misionin

Kjo mundëson të tejkalohet 20 %: më shumë se çdo i pesti yll do të ketë kështu një planet shkëmbor në një zonë të pajtueshme me ekzistencën e ujit të lëngshëm në sipërfaqen e tij. Megjithatë, një planet “potencialisht i banueshëm” nuk është patjetër “i banuar”.

Gjithçka varet nga atmosfera e tij, nga përbërja, etj. Në Sistemin diellor, Marsi gjendet në këtë zonë, por nuk ka asnjë provë që dëshmon se ai një ditë të vetme ka strehuar ndonjë formë të jetës.

“Është shumë frustruese të kesh gjithë këta kandidatë dhe kaq pak informacione rreth çështjes”, vlerëson François Bouchy. Ndoshta duhet të priten zëvendësuesit e Keplerit, amerikani Tess ose evropiani Plato, për të gjetur kandidatë më të lehtë për t’u studiuar.

Në pritje të kësaj, Kepler ka rinisur misionin në fillim të vitit 2014. Edhe pse sistemi i tij i drejtimit është në defekt, inxhinierët kanë gjetur një mënyrë të re për ta rivënë në funksion.

Kjo metodë është dy herë më pak precize se më parë, por ajo tashmë ka mundësuar të gjendet një ekzoplanet i ri në gjysmë të dhjetorit.

Dhe, nuk do të jetë e pamundur të zbulohen kushërinj të rinj të Tokës nga kjo modë e përkeqësuar e funksionimit. /Zëri/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com