Tjetër sulm në Paris, dy policë të plagosur

0

Tjetër sulm në Paris, dy policë të plagosur

Një burrë i veshur me jelek anti-plumb ka qëlluar mbi oficerët e policisë me një pushkë automatike në Montrougue, paralagje e Parisit, duke plagosur dy policë.

Ngjarja u shënua pak minuta pas orës 08:00, pranë një metroje, në Porte de Chatillon. Një prej autorëve hapi zjarr me automatikë, duke lënë dy policët e plagosur.  Dy efektivët ishin duke kryer një kontroll rutinë në rrugët e qytetit. Dyshimet e para ishin se ngjarja kishte lidhje me tragjedinë e djeshme të revistës satirike Charlie Hebdo. Por sipas AFP, policia njofton se nuk ka asnjë lidhje me sulmin ndodhur një ditë më parë. Mediat franceze thonë se agresori është larguar në drejtim të metrosë me një Clio të bardhë. Policia është vënë në ndjekje të tij dhe pas një shkëmbimi zjarri në Montrouge (Hauts-de-Seine), një burrë është arrestuar. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com