Tirana i thotë jo “Shqipërisë së Madhe”

0

Tirana i thotë jo “Shqipërisë së Madhe”

Shqipëria e mbështet pavarësinë e Kosovës, por nuk e konsideron opsionin “Shqipërinë e Madhe”.

Remzi Lani, drejtor ekzekutiv i Institutit Shqiptar të Medias, duke folur për gazetën serbe “Danas”, ka thënë se “Asnjë parti politike në Shqipëri nuk punon në këtë drejtim. Kjo është diçka që ju e dëgjoni jashtë Shqipërisë.

Ai e ka thënë këtë në prag të vizitës zyrtare të Kryeministrit të Shqipërisë në Beograd, duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë është qëndrimi zyrtar i Shqipërisë lidhur me idenë e formimit të një Shqipërie të Madhe, transmeton lajmi.net.

Lani, i cili kohët e fundit ka qëndruar në Beograd si pjesëmarrës i Forumit Beogradas për Siguri, beson se vizita e Edi Ramës, e para e një Kryeministri të Shqipërisë në Beograd në shtatë dekadat e fundit, është shumë e rëndësishme për marrëdhëniet midis dy vendeve.

Kryeministri shqiptar ka planifikuar një vizitë në Beograd më 22 tetor.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com