Tifozët duan që finalja e Copa del Rey të luhet në “Santiago Bernabeu”
13:36 | 10 Shkurt 2018

Barcelona – Sevilla, tifozët duan që finalja të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

“Wanda Metropolitano” (Atletico Madrid), “Mestalla” (Valencia), “Sánchez-Pizjuán” (Sevilla), La Cartuja (stadium Olimpik në Sevilla) dhe “Santiago Bernabéu” (Real Madrid) – këto janë pesë stadiumet e mundshme ku pritet të zhvillohet finalja e Copa del Rey për vitin 2018. Barcelona dëshiron që finalja të zhvillohet në shtëpi të armikut të përbetuar, në “Santiago Bernabeu”, pasi Real Madridi dështoi të kualifikohet në finale – duke u tronditur në çerekfinale nga Leganes, që e mposhti 1-2 ekipin e Zinedine Zidane midis Madridit. Edhe tifozët duan që finalja e Kupës së Mbretit mes Sevillas e Barcelonës të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”. 37.23% pro, kurse në vendin e dytë renditet “Wanda Metropolitano” me 34.62%, “La Cartuja” në vend të tretë me 9.85%, “Mestalla” në vend të katërt me 9.80% dhe në vendin e pestë “Sánchez-Pizjuán” me 8.49%.
Rashel Kolaneci