“Tifozat Kuqezi” e kallin Tiranën

0

Qindra tifozë e qytetarë janë mbledhur në Tiranë, për të festuar vendimin e CAS-it, i cili vendosi drejtësinë pas 9 muajsh. Në anën tjetër vazhdon debati politik për vendimin e CAS-it

kuq-e-zi

Qindra tifozë të Kombëtares së Shqipërisë ata një njihen si më të zjarrtit, “Tivozat Kuqezi” janë bashkuar në Tiranë në orës 20:00 për të festuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), që i dha Shqipërisë tre pikë në tavolinë me rezultat 3:0 në ndeshjen e ndërprerë kundër Serbisë në Beograd.

Qindra tifozë e qytetarë janë mbledhur në shesh, ku u është bashkuar edhe “Digitalb Arena”, për të festuar vendimin e CAS-it, i cili vendosi drejtësinë në vend pas 9 muajsh pritje.

Dy herë radhazi UEFA e kishte mohuar të drejtën e marrjes së pikëve, duke akuzuar Shqipërinë për refuzim të daljes në fushën e lojës pas ndërprerjes, raporton TCH. Por Gjykata e Arbitrazhit të Lozanës, shkalla më e lartë dhe e fundit e drejtësisë sportive, ka rrëzuar këto dy vendime të mëparshme.

“E drejta fitoi! Futbolli fitoi! Mendoj që fitoi jo vetëm futbolli shqiptar. E kam thënë që pas asaj ndeshje në Beograd, që para se të gjykonte Komisioni i Disiplinës në UEFA, ajo ndeshje nuk ishte e barabartë, dhe më në fund vërtetoi atë që thamë ne. Nuk bënë fajtore Shqipërinë për ndërprerjen e ndeshjes, për braktisjen e ndeshjes dhe në mënyrë simbolike, një gjë që më pëlqeu është që bënë serbët që të paguajnë edhe shpenzimet e gjyqit”, deklaroi Armando Duka, kryetar i Federatës shqiptare të Futbollit.

Ndërkohë avokati përfaqësues i Federatës Shqiptare dhe anëtari i komitetit të FSHF-së, Artan Hajdari ka shpjeguar shkurtimisht këtë vendim të zbardhur prej 74 faqesh.

“Fakt është që nuk gjendet në faj kombëtarja jonë, është gjetur përgjegjësi mënyra sesi është administruar nga ana e arbitrit loja, po kështu edhe rrethanat e sigurisë që ju i dini. Përsa i përket çështjes së banerit ne jemi gjetur fajtorë”, tha avokati Hajdari.

I menjëhershëm ka qenë deklarata e kapitenit të Kombëtares Shqipatre, Lorik Cana. Ai ka shprehur gëzimin për triumfin e drejtësisë në rastin e vendimit të CAS-it, ndërsa ka thënë se kjo duhet të jetë një motiv shtesë në rrugën drejtë Evropianit.

“Të gjithë jemi të gëzuar që drejtësia triumfoi, sepse ishim ne të drejtën tonë, por dhe se përpjekjet për të mbrojtur qëndrimin tonë, në fund rezultuan të suksesshme. Kjo duhet të jetë një motiv shtesë për ne që të realizojmë ëndrrën e të gjithëve për të shkuar në Evropian”, tha Cana.

Kapiteni ka deklaruar se mbështetja e madhe e tifozëve kuqezi, është një tregues i qartë që ekipi kombëtar është në rrugën e duhur.

“Që në edicionin e kaluar, të gjithë e kanë parë që është duke lindur një erë e re në ekipin kombëtar, po i bëjmë gjërat me një dashuri dhe krenari shumë të madhe. Po e shohim sa njerëz bëhen të lumtur kur skuadra po fiton dhe se çfarë feste po bëhet në qytetet ku ne luajmë. Kjo na ndihmon, pasi tregon se jemi në rrugën e duhur”, ka vazhduar ai.

Kurse trajneri i Danimarkës, skuadrës që tashmë renditet në vendin e dytë me 10 pikë, po aq sa Shqipëria, në grupin I të eliminatoreve të Evropianit “Francë 2016”, deklaroi se vendimi i CAS-it për t’i dhënë fitoren në tavolinë Shqipërisë është i “pakuptueshëm”.

“Nuk e kuptoj aspak. Duket se gjërat shkojnë gjithmonë kundër nesh”, tha Morten Olsen për gazetën daneze ‘Ekstra Bladet’.

Në anën tjetër ka vazhduar një debat i nxehtë në Twitter ndërmjet kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe homologut serb, Aleksandër Vuçiç. Rama e ftoi homologun serb për tëp shikuar ndeshjen e radhës. “Ndeshja do të luhet në Shkodër, ku je i mirëpritur të jesh i ftuari im i nderit, që t’i duartrokasim së bashku ata që do të fitojnë”, postonte Rama.

Kryeministri Vuçiq iu përgjigj pozitivisht ftesës së dërguar publikisht, nga ana e Ramës.

“Bukur thënë! Do të jetë kënaqësia ime”, shkruan në përgjigjen e tij kryeministrit serb Vuçiq, i cili paraprakisht e quajti turp vendimin e CAS-it, duke thënë se viktima edhe një herë u viktimizua.

“Drejtësia evropiane për të disatën herë, u shndërrua në një padrejtësi botërore. Ata që e shkaktuan incidentin, u shpërblyen, kurse viktima u dënua. Vendimi i gjykatës në Lozanë është i turpshëm për drejtësinë dhe paraqit ofendim për të gjithë njerëzit normalë”, përgjigjiej Vuçiç.

Pak më vonë Vuçiç i shkruan sërish homologut shqiptar.  “Mos u shqetëso Edi Rama, ne do ta fitojmë ndeshjen, pa dron dhe pa asnjë ndihmë, në zemër të stadiumit të Tiranës, ose në Elbasan. Deri atëherë, kur ne do të takohemi përsëri”, shkruan ai.

Ndeshja e kthimit, Shqipëri-Serbi do të luhet në datën 8 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, stadium që po i nënshtrohet rikonstruksionit me ritme të shpejta. Mirëpo i pari që shkruajti në Twitter ishte kryeministri Rama, që tha se drejtopsia evropiane ra në vend.

Tani pas vendimit të CAS, Shqipëria është e dyta në Grup me 10 pikë aq sa ka edhe Danimark, ndërsa Portugalia është  para me 12 pikë. Armenia është e parafundit me 1 pikë ndërsa Serbia e fundit me vetëm 1 pikë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com