Theo Francken: Në Belgjikë, nuk ka azil për kosovarët

0

Sekretari i shtetit për Azil dhe Migrim i Belgjikës, Theo Francken, po qëndron për një vizitë në Kosovë.
20150303111035794620Francken, ka zhvilluar një takim, me ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni. Nga ana e tij, ai ka bërë me dije se nuk do të ketë azil për kosovarët. “Në emër të qeverisë dua të them dy apo tri gjëra. Ne jemi miqë të Kosovës, njerëzve të Kosovës, problemet me migrmin që kemi dhe shumë sfida në ballkan. Kemi shumë refugjatë nga vende të ndryshme. Kemi shumë njerëz nga Kosova e Shqipëria, e vende tjera nga ballkani, të cilëve nuk do tu japim azilin. Ata nuk janë refugjatë të vërtetë, nuk ka refugjatë. Nuk mund tu japim azil kosovarëve, sepse nuk ka refugjat ekonomik”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline. Ndërkaq, ministri Skender Hyseni, ka thënë se ka kërkuar nga delegacioni belg, që procedurat për migrantët ilegal të shkurtohen, të bëhen sa më efikase.
“Gjasat për të fituar azil në vendet e Shengen-it janë kurrëfare, prandaj po e përsërisë apelin që të mos migrojnë sepse do të shkojnë edhe më të varfër se që kanë shkuar”, theksoi Hyseni

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com