Themelohet nëndega e APN-së në Bujanoc me kryetar Arsim Asllani (Foto&Video)

0

Në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc, gjatë ditës së sotme (e dielë), është mbajtur Kuvendi themelues i Alternativës për Ndryshim, nëndega e Bujanocit, me ç’rast janë zgjedhur edhe strukturat udhëheqëse.
Kuvendi i APN-së në Bujanoc, për kryetar ka zgjedhur, Arsim Asllanin-ish i drejtor i shtëpisë së kulturës nga rradhët e LPD-së, i cili ka dhën dorhëheqje nga funksioni i tij në LPD.
Gjithashtu, kuvendi i sotëm ka zgjedhur edhe tre nënkryetar të nëndegës; Idriz Rexhepin, Florim Agajn dhe Ramil Aliun, ndërsa për sekretar, Mendim Sopin.
Në kuvendin themelues të Bujanocit, të pranishëm ishin edhe Shqiprim Arifi, kryetar i APN-së dhe Arbër Pajaziti, kryetar në ardhje i degës së APN-së në Bujanoc.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com