Themelohet klubi ekonomik në Bujanoc, deputeti Nenad Mitroviq inicoi procesin
14:49 | 24 Shtator 2017

Aseti ekonomik që e përbëjnë 8 biznese lokale është transformuar në klub ekonomik pas takimit që ka inicuar deputeti popullor, Nenad Mitroviq. Gjatë ditës së sotme është mbajtur takimi mes palëve dhe Mitroviq paralajmëroi se hapi i ardhshëm do të jetë identifikimi i problemeve deri në mbledhjen e ardhshme, ka shkruar portali serbë “bujanovacke”. “Në bazë të kësaj do të përcaktojmë prioritetet të cilat do t’i prezantojmë organeve të caktuara shtetërore”, citoi Mitroviq. Ai u shpreh se ky klub nuk ka karakter politik por ekonomik dhe se është vetëm iniciator i një subjekti ekonomik që ka të punësuar afro 600 veta. Nga ana tjetër, vetëqeverisja lokale punëson 507 punëtorë dhe unë pres seriozitet dhe mirëkuptim nga kryetari i komunës të Bujanocit, Shaipa Kamberia, për problemet e biznesmenëve që janë të përbashkët për serbët dhe shqiptarët, theksoi Mitroviq./BujanociNet/
Françeska Jaçe