The Economist: Kosova vendi i pashpresë për qytetarët e saj

0

Vetëm disa vite më parë, politikanët e Bashkimit Evropian mendonin se vendet e varfra dhe të shkretuara nga lufta në Evropën juglindore, mes tyre po krijojnë një rreth virtuoz.

the-economist-kosova-vendi-i-pashpres-euml-p-euml-r-qytetar-euml-t-e-saj_hd

Me ndihmën e BE-së, tokat e varfra të Ballkanit do të përmirësonin qeverisjen dhe modernizimin e ekonomive të tyre; në kohën e duhur ata do të shpërblehen me hyrjen në BE, shkruan gazeta prestigjioze The Economist, transmeton Telegrafi.

Në sajë të të gjithë këtyre gjërave, qytetarët e këtyre vendeve të varfra nuk do të kenë arsye për të emigruara në vendet e pasura të Evropës; në forma të ndryshme, BE-ja do të vinte tek këto vende.

Tani ky rreth virtuoz, nëse ndonjëherë ka ekzistuar me të vërtetë, siç duket aspak nuk po funksionon. Ballkanasit edhe një herë ia kanë mësyrë vendeve perëndimore evropiane, në mënyrë të ligjshme ose të kundërt, sepse kanë hequr dorë së prituri që situata ekonomike e vendeve të tyre të përmirësohet.

E kjo situatë veçanërisht vërehet në Kosovë, për të cilin NATO bombardoi shtetin serb për të ndalur spastrimin etnik gjatë vitit 1999. Me papunësinë e lartë dhe jetën politike thellësisht të korruptuar, njerëz të të gjitha klasave po ia mbathin nga vendi për një jetë më të mirë në shtetet perëndimore.

Kosova është vendi i vetëm në Evropë që qytetarët e saj duhen të marrin viza Shengen për të udhëtuar në shtetet e zonës së BE-së dhe jashtë saj.

Llogaritet se për një periudhë të shkurtër shtetin kosovar e kanë braktisur rreth 40 mijë qytetarë të saj, megjithëse mendohet se ky numër kalon shifrat prej 60 mijë. Shumë prej atyre arritën në destinacionet e tilla, si Gjermani, Austri apo Suedia, ku menjëherë aplikuan për azil.

Pothuajse asnjëri shtetet nuk do t’iu njoh statusin e azilantit, duke pasur parasysh se Ballkani nuk është më zonë e luftës apo shtypjes politike. Por, kosovarët në mënyrë të qartë menduan se ia vlen të provohet, se sa të qëndrojnë duarkryq.

Migrimi nga Kosova zgjon kërshërinë e medieve ndërkombëtare sepse shpeshherë ai bëhet në rrugë të paligjshme. Kosovarët po braktisin vendin e tyre, siç duket, shkaku i nepotizmit, taksave rrënuese, pengesave për hapjen e bizneseve të reja dhe lulëzimit të krimit të organizuar. Një ish punonjës i një banke në Kosovë, i cili tani jeton në Londër, thotë se “veni im nuk ofron një të ardhme për fëmijët e mi.”

Në vitin 2009-10, shtetasit e pesë vendeve ballkanike të tilla si Shqipëria, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia dhe Mal i Zi, fituan të drejtën për të lëvizur pa viza në zonën e BE-së, transmeton Telegrafi.

Por, kjo nuk do të thotë se ata kanë të drejtë të punojnë apo beneficione tjera që marrin shtetasit e zonës së BE-së.

Sipas Iniciativës Evropiane për Stabilitet, numri i azilkërkueseve nga këto pesë vendet e lartpërmendura është rritur vitin e kaluar në 70 mijë, krahasuar me një mesatare prej 10 mijë sa ishin para liberalizimit të vizave. Në kontrast me kosovarët, shumë prej këtyre azilkërkuesve i takonin shtresës së varfër të shoqërisë, duke përfshirë minoritetin rom.

Por, në perspektivën afatgjate qytetarët ballkanik të ardhmen e tyre e shohin në vendet e tyre përkatëse. Kjo është një shenjë inkurajuese për zyrtarët e Bashkimit Evropian, por është e nevojshme që të anashkalohen disa politika formale. Në Serbi dhe Kosovë, gjyqtarët dhe mësuesit qëndruan në grevë kohët e fundit, shkaku i pagave të ulëta. Protestat e vitit të kaluar ndezën gjithë Bosnjë-Hercegovinën.

Por, asnjëra nga këto veprime drastike nuk do të sjellin ndryshime të shpejta. Por, shpresa për një Ballkan përparimtar i bën qytetarët e këtij rajoni të qëndrojnë në vendet e tyre, se sa të migrojnë në vendet perëndimore. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com