Tetovë, dy të rinj humbin jetën në aksident

0
Tetovë, dy të rinj humbin jetën në aksident

Dy të rinj nga Tetova kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur në aksidentin që ndodhi sot në aksin rrugor Tetovë – Jazhincë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15.00, kur janë përplasur tri makina BMW, Chrysler dhe Opel Vectra.

Viktimat janë D.V 21 vjeç nga Leshoku dhe L.B 16 vjeç nga Jegunovci, që po udhëtonin me makinën BMW.

Ndërsa të plagosurit janë udhëtarët e tjerë që po udhëtonin me makinat e aksidentuara.

Të aksidentuarit e tjerë janë nga Reçica e Vogël dhe fshati Përshevc.

Ekipet policore kanë kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe se po hetohen shkaqet e aksidentit. Të plagosurit po trajtohen në qendrën klinike në Tetovë. (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com