TETË PERSONAT MË TË KËRKUAR NGA POLICIA E KOSOVËS

0

Personat më të kërkuar në Kosovë figurojnë në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës ndërsa cilësohen si të rrezikshëm .

20151211210800832620

Personat më të kërkuar që figurojnë në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës dhe që cilësohen si më të rrezikshëm dhe që ende janë në liri janë: Radomir Kasalovic, Dushan Jovanoviq, Ratomir Bozoviq, i kërkuar për vrasjen e policit Enver Zymberi me 26 korrik 2011.

Për vrasje të randë kërkohet Petrit Salihu dhe Branislav Rakiq, Korab Zogiani, Agron Kryeziu. Ilir Avdullahu i përfshirë në vrasjen e Triumf Rizës.

Në kërkim janë edhe personat e rastit Kosova 2.0 të datës 14 dhjetor 2012.

Policia ka ende të publikuara 10 foto, por emrat nuk i ka, sepse ende janë të pa identifikuar.

Ndërsa organizata më e madhe ndërkombëtare policore në botë INTERPOL ka të futur në listën e saj, rreth 71 kosovarë të dyshuar për krime të ndryshme.

Prej tyre 69 persona janë të gjinisë mashkullore dhe dy  janë femna.

Leme Xhema dhe Feride Ramadani janë dy femrat e vetme, të cilat figurojnë në listën e personave të kërkuar nga INTERPOLI.

Dy personat ma të kërkuar në Kosovë nga kjo organizatë janë:  Reynolds Roger 65 vjeç nga Britania dhe Labinot Fandaj 23 vjeç shqiptar i Kosovës.

Në listën e NTERPOL-it ka dhe të tjerë kosovarë, por që kanë pasaport serbe e që figurojnë në listën e personave të kërkuar si shtetas serb në Serbi./rrokum

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com