Testohet iPhone X i veçantë me mbushës solar
13:10 | 29 Nentor 2018

Para disa muaj, është shfaqur modeli Tesla iPhone X i cili ka një dizajn të veçantë dhe ka të integruar mbushësin solar, ndërsa çmimi i tij është 4,400 dollarë.

Tani, webfaqja MacRumors ka marrë iniciativën që ta testojë këtë iPhone X të veçantë.

Sipas kompanisë Caviar, e cila ka dizajnuar këtë smartfon të veçantë, Tesla iPhone X e ka marrë emrin sepse paneli solar për mbushje dhe bateria të cilat janë të integruara në këtë smartfon janë të frymëzuara nga Elon Musk, pronari i Teslas. Përveç emrit dhe dizajnit solar, nuk ka ndonjë lidhje tjetër me kompaninë Tesla.

Mbushësi solar për Tesla iPhone X nuk është korniza apo bateria e integruar – ajo është ndërtuar direkt në këtë smartfon. Pjesa solare shtesë është bateria prej 2,300 mAh e cila mund ta mbush smartfonin dhe bateria mbushet me ndihmën e energjisë së diellit ose përmes USB-së.

Kur përdorë energjinë diellore, baterisë i duhen rreth 30 orë për tu mbushur ndërsa kur gjendeni në shtëpi asaj i duhen vetëm disa orë që të mbushet përmes kabllos magnetike për mbushje.

Gjithashtu, Tesla iPhone X vjen edhe me kufjet, kabllon ‘Lightning’ dhe mbushësin e zakonshëm siç vjen secili iPhone, por ka dizajn të veçantë të bërë nga Caviari i cili ofron një përvojë të paparë siç mund të pritet nga një iPhone 4,400 dollarësh.

Përveç panelit solar, Tesla iPhone X karakterizohet edhe me disa elemente nga fibra të karbonit dhe ari dhe Tesla dhe Caviar brendimet në këtë pajisje.

The post Testohet iPhone X i veçantë me mbushës solar appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Kristin Prengaj