Tesla prezantoi makinën më të re elektrike për masat, Model Y
13:10 | 16 Mars 2019

Tesla e ka përshkruar edhe më parë Modelin Y si pjesë e planit për të arritur një audiencë më të gjerë pas atij Model 3 që u lançua në 2017.

Tesla lançoi ditën e sotme makinën më të re, Model Y, dhe është e dyta makinë elektrik për masat.

Makina u prezantua në një aktivitet në Los Angeles. Firma do të shesë fillimisht modelin me distancë të gjatë me çmim prej 47,000 dollarësh.

Shefi ekzekutiv Elon Musk tha se një model standard do të ishte për 39,000 dollarë duke filluar nga 2021.

Tesla e ka përshkruar edhe më parë Modelin Y si pjesë e planit për të arritur një audiencë më të gjerë pas atij Model 3 që u lançua në 2017.

Modeli më i shtrenjtë do të ketë një rang prej 482 kilometrash me një karikim të vetëm. Dërgesat e para fillojnë vitin e ardhshëm. Modeli standard do të ketë një rang prej 370 kilometrash ndërsa Model 3 aktualisht në shitje ka rang prej 350 kilometra.

Ky i fundit mori mëse 400 mijë porosi megjithatë pati probleme me prodhimin dhe çmimet ishin më të larta sesa pritej prej 50,000 dollarësh.

Megjithatë çmimi u reduktua në 35,000 dollarëshin e premtuar. Model Y do të ketë shumë gjëra të përbashkëta me Model 3 por do të jetë 10% më i madh.

Modeli X është vëllai i madh i Model Y por që fillon nga 79,500 dollarë. Model Y kap shpejtësinë 0-100km/h për 3.5 sekonda dhe ka shpejtësi maksimale 240km/h.

The post Tesla prezantoi makinën më të re elektrike për masat, Model Y appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Kejvina Kthella