Terroristët e masakrës së Parisit arrestohen afër kufirit me Belgjikën

0

Njësitet anti-terror të Francës, raportohet se kanë arrestuar 160 kilometra larg nga skena e krimit.

Rreth 8 orë pas sulmit në revistën satirike “Charlie Hebdo” ku mbetën të vrarë 12 persona, dhe disa të tjerë u plagosën, policia franceze ka arritur të identifikojë 3 terroristët.

Sipas policisë franceze, bëhet fjalë për dy vëllezërit Saïd dhe Cherif Kouachi, 34 dhe 32 vjeç, ndërsa bashkëpunëtori i tretë i tyre është Hamyd Mourad,18 vjeç, që të tre me nënshtetësi franceze.

Dy vëllezërit Kouachi janë me origjinë algjeriane, raportohet se ata janë kthyer nga Siria verën e shkuar, ku kanë qenë pjesë e luftës xhihadiste.

Media franceze shkruan se Cherif Kouachi ka qenë më parë i dënuar me 3 vjet burg, për shkak të pjesëmarrjes së tij në veprimtaritë e një faqeje online të Xhihadit Iraken.

Sipas agjencisë së lajmeve franceze ‘Liberation’ dyshohet se tre terroristët janë lokalizuar tashmë.

Ndërkohë bëhet e ditur se tre terroristët e dyshuar janë identifikuar falë një karte identiteti që është gjetur në mjetin tip Citroen C3 me të cilën ata u larguan nga vendngjarja dhe e kishin braktisur pranë portit të Pantin në Paris. Bashkëpunëtori 18-vjeçar ka qenë drejtuesi i makinës gjatë sulmit dhe arratisë.

Dy vëllezërit Kouachi dhe 18-vjeçari Mourad janë shpallur tashmë njerëzit më të kërkuar në francë pas sulmit në redaksinë e  revistës satirike “Charlie Hebdo” ku mbetën të vrarë tetë gazetarë, dy policë, një i ftuar e një recepsionist dhe ku mbetën të plagosur disa të tjerë.

Dyshohet se tre personat të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov qëlluan me breshëri ndaj redaksisë, ndërsa stafi ishte duke bërë mbledhjen e përjavshme, çka do të thotë se të gjithë gazetarët ishin të pranishëm në kohën e masakrës.

1_139150272

Njësitet anti-terror të Francës, raportohet se kanë arrestuar 160 kilometra larg nga skena e krimit.

The Mirror,duke iu referuar gazetës Liberation, raporton se të dyshuarit ishin larguar drejt qytetit lindor të Francës.

Sipas The Mirror, ata janë arrestuar afër kufirit me Belgjikën.

Të gjithë të dyshuarit, raportohet se jetonin në qytetin Gennevilliers.

Zyrtarë të policisë franceze, kanë identifikuar tre të dyshuar si autorë të sulmit në Paris, si pasojë e të cilit, mbetën të vdekur 12 person.

Një nga zyrtarët e policisë ka thënë se ata janë të lidhur me rrjete terrosite të Jemenit. Ndërkaq është raportuar më herët se ata u kanë thënë dëshmitarëve, “t’u tregojnë mediave se ishte Al Qaeda nga Jemeni”.Dy të dyshuar, janë vëllezër. Ata janë Said Kouachi dhe Cherif Chouachi. Është identifikuar edhe 18 vjeçari Hamyd Mourad.

The Mirror: Terroristët e masakrës së Parisit arrestohen afër kufirit me Belgjikën

Rreth 8 orë pas sulmit në revistën satirike “Charlie Hebdo” ku mbetën të vrarë 12 persona, dhe disa të tjerë u plagosën, policia franceze ka arritur të identifikojë 3 terroristët.

Sipas policisë franceze, bëhet fjalë për dy vëllezërit Saïd dhe Cherif Kouachi, 34 dhe 32 vjeç, ndërsa bashkëpunëtori i tretë i tyre është Hamyd Mourad,18 vjeç, që të tre me nënshtetësi franceze.

Dy vëllezërit Kouachi janë me origjinë algjeriane, raportohet se ata janë kthyer nga Siria verën e shkuar, ku kanë qenë pjesë e luftës xhihadiste.

Media franceze shkruan se Cherif Kouachi ka qenë më parë i dënuar me 3 vjet burg, për shkak të pjesëmarrjes së tij në veprimtaritë e një faqeje online të Xhihadit Iraken.

Sipas agjencisë së lajmeve franceze ‘Liberation’ dyshohet se tre terroristët janë lokalizuar tashmë.

Ndërkohë bëhet e ditur se tre terroristët e dyshuar janë identifikuar falë një karte identiteti që është gjetur në mjetin tip Citroen C3 me të cilën ata u larguan nga vendngjarja dhe e kishin braktisur pranë portit të Pantin në Paris. Bashkëpunëtori 18-vjeçar ka qenë drejtuesi i makinës gjatë sulmit dhe arratisë.

Dy vëllezërit Kouachi dhe 18-vjeçari Mourad janë shpallur tashmë njerëzit më të kërkuar në francë pas sulmit në redaksinë e  revistës satirike “Charlie Hebdo” ku mbetën të vrarë tetë gazetarë, dy policë, një i ftuar e një recepsionist dhe ku mbetën të plagosur disa të tjerë.

Dyshohet se tre personat të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov qëlluan me breshëri ndaj redaksisë, ndërsa stafi ishte duke bërë mbledhjen e përjavshme, çka do të thotë se të gjithë gazetarët ishin të pranishëm në kohën e masakrës. (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com