Terroristët e ISIS rruajnë mjekrat dhe ikin nga Mosuli

0

Iraqi rapid response members fire a missile against Islamic State militants during a battle with the militants in Mosul, Iraq, March 11, 2017. REUTERS/Thaier Al-Sudani – RTX30KBZ

Një komandant ushtarak irakian i rangut të lartë thotë se anëtarët e grupit terrorist takfirist ISIS po i rruajnë mjekrat e tyre për t’u përzier me civilët ndërsa largohen nga përparimi i forcave qeveritare në Qytetin e Vjetër të Mosulit.

“Ata vetëm rruajnë mjekrën dhe ikin. Vetëm dje kemi kapur dy terroristë nga një grup i grave dhe fëmijëve”, tha gjeneral-lejtnant Sami al-Aridi, komandant i Forcave Speciale Irakiane për agjencinë e lajmeve ‘The Associated Press’, të mërkurën.

Ai shtoi se qindra militantë kanë arritur të ikin nga qyteti i vjetër, duke vënë në dukje se rreth 300 ekstremistë të ISIS mbeten në territorin e vogël të rajonit të kontrolluar nga ata./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com