Tërnoci vazhdon të jetë në shënjestër të inspektorëve të Vranjës

0

Inspektorët e policisë së Vranjës tashmë e kanë bërë hobi që cdo ditë pune, edhe gjatë vikendit ta vizitojnë Tërrnocin e Madh dhe të bastisin familjet shqiptare. Edhe gjatë orëve të pasditës së sotme (e shtunë 08 nëntor)  inspektorët e Vranjës të shoqëruar nga policia lokale kanë bastisur në shtëpinë e Sh.A në Tërrnoc.

policija-policijski-auto

Sipas burimeve të BujanociNet, nuk është bërë e ditur arsyeja bastisjes, por gjithsesi është shkaktuar frikë tek familjarët prezenca e madhe e policisë dhe inspektorëve nga Vranja. Vlenë të theksohet se, inspektorët e Vranjës të shoqëruar nga policia e Bujanocit, cdo ditë janë nëpër rrugët e Tërrnocit, kështu duke shqetësuar popullatën gjegjësisht fëmijet të cilët shkojnë në shkollë apo shëtisin./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com