Tërnoci nesër në protestë, “Stop plaçkitjes së familjeve shqiptare”

0

Të premtën në qendër të fshatit Tërnoc do të mbahet protestë gjithpopullore duke reaguar në shenjë revolte ndaj bastisjes së policisë në këtë fshat, meç rast janë konfiskuar dy tonë duhan i papërpunuar në tri familje shqiptare.

 terrnoci

Konfiskimi i duhanit në këto familje shqiptare është vlerësuar si anti njerëzor dhe akt i jashtëligjshëm dhe kërcnim ndaj familjeve shqiptare të këtij vendbanimi me qëllim shqpërnguljen e popullatës në këto troje tha kryetari i bashkëisë lokale të fshatit Tërnoc Agim Haliti. Kultivimi i duhanit prej kohësh ka qenë, jo vetëm burim financiarë për kafshatën e bukës, por edhe burim kryesorë për shkollimin e gjeneratave të reja të cilat janë ardhmëria jonë tha Haliti. Sipas kryetarit të BL-së fshati Tërnoc gjithnjë ka qenë shënjestër e këtyre akteve jo njerzore nga pushteti qëndror miëpo kur shqipëtarëve iu konfiskohet duhan të cilin e kanë burim të vetëm kryesor të ardhurave atëher edhe serbët janë prodhues të njohur të rakisë dhe nuk ndërmeret asnjë masë kundër tyre, le të jetë kjo protest e cila do të shprehë paknaqësit dhe padrejtësit që poi u bëhen shqipëtarëve të Luginës thot Haliti. Kryetari i bashkësisë lokale me këtë rast fton qytetarët e të të gjitha gjitha vendbanimeve shqiptare që të solidarizohen me tri fmailjet shqiptare dhe të dalin sa më masovikisht nesër në protest e cila është parapa të mbahet pas namazit të xhumasë në qendër të fshatit me moton “Stop plaçkitjes së familjeve shqiptare” Me 31 tetor në aksionin e policisë në tri familjet shqipëtare janë konfiskuar duhan i papërpunuar ku familjet kanë dhënë mundin dhe djersen e fundit ndërsa tani ngelen mes humnerës dhe të pashpresë sepse poi u merret edhe mundësia e fundit për të punuar dhe për të mbijetuar./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com