Tërnava: Trojet tona duhet t’i ruajmë si sytë e ballit

0

Naim Ternava

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në fjalën e tij pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, dha kritika për grupet që po terrorizojnë botën në emër të fesë myslimane.

Tërnava dha mesazh për besimtarët që ta duan më shumë Kosovën, dhe të kujdesën për vendin e tyre, për të cilin u dha shumë gjak.

“Rastet e tmerrshme që po terrorizojnë botën janë akte barbarë dhe larg çdo tolerance e mësimi që na ka dhënë Kurani”, tha myftiu Tërnava.

“Islami është kundër çdo vrasje e terrori ndaj çdo natyre nëpër botë. Kjo që po ndodh nuk është asgjë nga Islami”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com