Tërmet i fuqishëm në SHBA
08:00 | 24 Shtator 2018

Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur ishullin Guam të Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur U.S. Geological Survey.

Tërmeti ndodhi 212 kilometra në juglindje të Hagatna dhe dridhjet ishin regjistruar përafërsisht 10 kilometra nën tokë, shkruan Euronews, transmeton lajmi.net.

Autoritetet amerikane ende nuk kanë raportuar për ndonjë të vdekur apo të lënduar.

Nevina Shtylla