Tërhiqet nga tregu kafeja me efekte të Viagrës

0

Administrata amerikane për Ushqim dhe Barna (FDA) ka thënë se kafeja e një kompanie në Texas do të hiqet nga tregu pasi konsumatorët përjetuan efekte të Viagrës.

Njoftimi thotë se Bestherbs Coffee LLC, me bazë në Grand Prairie, vullnetarisht ka tërhequr nga tregu llojin e kafesë “New of Kopi Jantan Tradisional Herbs Coffee” pasi analizat e FDA-së zbuluan prezencën e karbodenafil desmetilit, kimikal i ngjashëm me sildenafilin, përbërësi aktiv në barin Viagra që ndihmon personat me mosfunksionim erektil, transmeton Koha.net.

FDA ka thënë se përbërësi i padeklaruar mund të ndërveprojë me nitratet në disa barna të përshkruar, duke e ulur shtypjen e gjakut në nivele të rrezikshme.

Njoftimi më tej thotë se kafeja mund të përbëjë rrezik për meshkujt me diabet, me shtypje të lartë të gjakut, me kolesterol të lartë apo sëmundje të zemrës.

FDA ka thënë po ashtu se kafeja ka përmbajtur edhe qumësht të padeklaruar.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com