Tentim vrasje në Rogoqicë të Kamenicës

0
Policia e Kosovës Stacioni Policor në Kamenicë ka pranuar një informatë nga Ankuesi Shqiptar shtetas i Kosovës se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës e ka goditur me një mjetë të të mprehtë brisk, në krahun e majtë duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar në spitalin Regjional të Gjilanit për trajtim mjekësorë. Në vendngjarje ka dalur patrulla policore ku ka siguruar vendin e ngjarjes si dhe kanë arrestuar të dyshuarin, e po ashtu është konfiskuar edhe mjeti-brisku me të cilin dyshohet se është kryer vepra.

Në vendin e incidentit krim-teknika ka filluar me procedimin e vendit, ku hetuesit kanë kryer disa intervista me dëshmitarë respektivisht me familjarët e familjes së dyshuarit pasi që vendi i ngjarjes ishte në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit.

Pas intervistimit të të dyshuarit nga ana e Policisë së Kosovës, Prokurori i shtetit ka marrë vendim që të dyshuarit ti lëshohet vendimi mbi ndalim policor për 48 orë. Rasti i kompletuar do ti dorëzohet prokurorisë së shtetit në Gjilan njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com