Tensionohet situata në veri, lëndohet një shqiptar

0

Gurët që janë hedhur në drejtim të shqiptarëve në Kroin e Vitakut kanë lënduar njërin prej punëtorëve të kompanisë “Uniteti”

20150318115553226620

Kjo ka ndodhur derisa ishte duke asistuar në rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në Kroin e Vitakut.
Tensionohet situata në veri, serbët pengojnë ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve

Rindërtimi i shtëpive të shqiptarëve në Kroin e Vitakut në Mitrovicë është penguar sot sërish nga dhjetëra qytetarë serb.

KosovaPress mëson se ky grup i qytetarëve serb ka sulmuar sot rreth orës 09:30 një ekskavator të kompanisë “Euro Ndërtimi”, i cili ishte duke punuar në rindërtimin e gjashtë shtëpive të shqiptarëve në këtë lagje.

Disa nga banorët shqiptarë kanë thënë për KosovaPress se iniciator dhe kryeprotagonist i krejt kësaj ngjarje është personi me emrin Dragutin.

Ata janë shprehur të indinjuar për faktin se pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk po e arrestojnë.

Në shenjë revolte shqiptarët kanë bllokuar rrugën Suhodoll – Mitrovicë duke ndaluar kështu qarkullimin e rrugës.

Ata në rrugë kanë vendosur automjete të ndryshme të tyre vetëm për të ndalur qarkullimin.

KosovaPress mëson se aktualisht situata është e tensionuar për shkak se ka qytetarë të tubuar të të dyja komuniteteve dhe ka një prezencë të shtuar të pjesëtarëve të policisë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com