Tensioni i lartë i kabllove të rrymës e djeg emigrantin (Foto)

0

Tensionet për emigrantët në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë vijojnë.

tensioni-i-lart-euml-i-kabllove-t-euml-rrym-euml-s-e-djeg-emigrantin-foto_hd

Një burrë u dogj keq dhe e zuri korrenti pasi u ngjit në pjesën e sipërme të një treni dhe preku një kabllo të tensionit të lartë.

Emigranti besohet të jetë një maroken dhe është një prej shumë të tjerëve të cilëve iu ndalua hyrja në Maqedoni.

Marokeni përfundoi me djegie të rënda në të gjithë trupin. Ai u trajtua nga emigrantët e tjerë në kufi, pranë fshatit Idomeni në veri të Greqisë.

Pas plagosjes së tij një turmë njerëzish të zemëruar u sulën kundër policisë maqedonase duke hedhur gurë. Por turma u sulmua mbrapsht nga policia, duke lënë 22 të plagosur.

Maqedonia filloi t’i kthente mbrapsht emigrantët dy javë më parë, sëbashku me shumë vende të tjera ballkanike. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com