Tek “Dheu i Bardhë” Suspendohet për ryshfet një oficer doganor

0

Dheu i bardh

Dogana e Kosovës sot ka suspenduar një oficer doganor për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës marrje ryshfeti.

Sipas një njoftimi të Doganës, dyshimeve fillestare lidhur me këtë rast janë se oficeri doganor gjatë kryerjes së detyrave zyrtare në pikë-kalimin kufitar të Dheut të Bardhë nuk ka përmbushur detyrat e përcaktuara sipas legjislacionit, përkatësisht i njëjti dyshohet se ka marrë një shumë të hollave nga një qytetar i cili udhëtonte përmes këtij pikë-kalimi.

“Pas konsultimeve me prokurorinë kompetente dhe vendimit për vazhdimin e hetimeve penale ndaj oficerit menaxhmenti i Doganës ka marr sot vendimin për suspendimin e tij”, thuhet në njoftim.

Që nga fillimi i vitit janari 2016 e deri me sot numri i oficerëve të suspenduar është nëntë.(koha.net)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com