Tek Dheu i Bardhë Policia konfiskon mbi 240kg marihuanë, arreston 2 Shqiptar nga Serbia

0

Policia e Kosovës, konkretisht Policia Kufitare, në bashkëpunim të ngushtë me Doganën e Kosovës, më 16.12.2016, në Pikën Kufitare Dheu i Bardhë kanë ndaluar mjetin transportues Mercedes me targa të Serbisë, nën dyshimin për transportim dhe trafikim të substancës narkotike. 

Ushtrimin e kontrollit të mjetit transportues fillimisht e kanë bërë zyrtarët e Doganës së Kosovës, më pastaj janë kyçur Policia Kufitare dhe pas identifikimit të substancës narkotike është kyçur Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

Nga zyrtarët kompetentë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka filluar kontrollimi i detajuar i mjetit, në të cilën transportoheshin dyer dhe dritare të plastikës, ku në brendi të tyre është zbuluar e fshehur substanca narkotike.

Gjatë kontrollit në 10 dritare të plastikës dhe 32 roleta, në brendësi të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 234 paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 240 kg e 724 g.

Hetimet lidhur me këtë rast kanë vazhduar nga drejtoria kompetente, ku në dy lokacione, në Gjilan dhe në Hajvali, është bërë kontroll policor, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Si rezultat i hetimeve të vazhdueshme fillimisht janë arrestuar tre persona të dyshuar, ndërsa personi i katërt është arrestuar me datën 20.12.2016, kurse i dyshuari pestë është arrestuar sot me 21.12.2016.

Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:

• M. L. lindur me 1985 Mashkull, Shqiptar, Shtetas i Serbies
• Xh. R. lindur me 1993 Mashkull, Shqiptar, Shtetas i Serbies
• N. B. lindur me 1962 Mashkull, Shqiptar, Shtetas i Kosovës
• Sh. L. lindur me 1972 Mashkull, Shqiptar, Shtetas i Kosovës
• V. N. lindur me 1987 Mashkull, Shqiptar, Shtetas i Kosovës

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

• 240 kg e 724 g marihuanë

• një kamion transportues

• dy vetura

• 6 telefona celularë

Vlen të potencohet se hetuesit policorë kanë zbuluar se destinacioni i drogës ka qenë kalimi transit nëpër Kosovë dhe për destinim në shtetin e Zvicrës./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com