Të vizatojmë së bashku në parkun e ri – orë vizatimi në parkun e qytetit

0

Organizata QARG fton qyterët që të sjellin fëmijët, nipat dhe mbesat të martën, me 15 gusht prej orës 11:30 në hapjen solemne të parkut të renovuar në Bujanoc.

Pas ceremonisë, në të cliën do të marrin pjesë përfaqësues të Komunës së Bujanocit dhe të NP Komunalia, parkun do ta shndërrojmë në një galeri të pazakontë.

Piktorja Leoneta Abdyli do të organizojë një orë vizatimi me fëmijët, dhe në fund me punimet e fëmijëve do të krijohet një ekspozitë.

Fëmijë, ju mirëpresim!

Ejani të vizatojmë dhe të lozim së bashku!

Rregullimi i parkut është pjesë e projektit “Për fëmijët tanë” të cilin e realizon QARG, me mbështetjen financiare të Trag Fondacionit nga Beogradi.

Realizimit të projektit mbështetje të madhe i kanë ofruar edhe Komuna e Bujanocit dhe NP Komunalia.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com