Të vdekurin e çarrosin me hashashë (Video)
14:50 | 31 Tetor 2017

Tradita e ceremonive martesore apo mortore ndryshon nga njëri vend në tjetrin. Kështu kjo që do shihni në videon e postuar më poshtë është një nga veprimet, pasi nuk mund ta quajmë traditë, më të çuditshme që mund të keni parë deri tani.

Bëhet fjalë për një video e cila ka bërë xhiron e  botës në rrjetet sociale. Në të tregohet për një të ri të vdekur, i cili përpara se të përcillet për në banesën e tij të fundit, të pranishmit i kanë futur një cigare hashashi në arkivol. Nuk dihet arsyeja  e këtij veprimi dhe për çfarë mund ta kenë vendosur hashashin në arkivol. Të jetë kjo një traditë? I riu ka vdekur ndërsa ishte duke vuajtur dënimin në burg...
Aurela Hoxha