Të transferohesh në Barcelonë është diçka shumë e rrezikshme

0

Barcelona është një nga skuadrat që ka transferuar më së shumti lojtarë në vitet e fundit.

Drejtuesit e Barcelonës janë në kërkim të lojtarëve të rinj, të cilët do të përforconin skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Por, kjo nuk është e lehtë, pasi transferimet e viteve të fundit kanë qenë të dështuara dhe lojtarët nuk dëshirojnë të rrezikojnë të ardhmen e tyre.

Lojtarët si Leo Messi, Neymar, Suarez, Iniesta apo Busquets janë të paprekshëm në formacionin e parë dhe kjo bën që lojtarët të ngurrojnë të transferohen në Camp Nou.

Sezonin e kaluar Barcelona shpenzojë 122 milionë euro në transferimin e gjashtë lojtarëve Andre Gomes, Paco Alcácer, Lucas Digne, Cillessen, Denis Suárez dhe Samuel Umtiti, ku vetëm ky i fundit arriti të debutonte në formacionin e parë.

Njëjtë kishte ndodhur edhe një vit më parë, ku Barcelona për shkak të dënimit nga FIFA transferoi vetëm Aleix Vidal dhe Arda Turan, të dy transferime të dështuara.

Këtë sezon dy synimet kryesore janë Marco Verratti dhe Ousmane Dembele, të cilët ende nuk kanë vendosur rreth të ardhmes së tyre.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com