Të shtëna armësh në Verban të Bujanocit /E plotesuar/

0

(E plotsuar 21:56 ) – Burimet e BujanociNet brenda policisë kanë bërë të ditur se, patrulla e policisë pas marrjes së informacionit për të shtëna armësh në Verban vendbanim shqiptarë, menjëherë ka shkuar në këtë vedbanim për të verifikuar këtë ifnormacion, por që nuk kan arritur të marrin informacione apo të japin ndonjë informacion më të saktë rreth këtij rasti.

Sipas të njejtit burim për momentin policia nuk ka dhënë detaje se a ka patur vërtet të shtëna, apo kjo ka qenë ndonjë dezinformatë, por vlenë të theksohet se policia e ka marë një mesazh për të shtëna armësh në këtë vendbanim.

——————————————————————————–

Sipas informacioneve të para që kanë arritur në redaksinë e BujanociNet, në fshatin Verban të komunës së Bujanocit, sot në orët e pasditës ka patur të shtëa armësh dhe menjëherë është njoftuar patrulla e policisë të cilët janë nisur për në vendin e ngjarjes.

Verbani 

Deri në këto momente akoma nuk dihet se nga kanë ardhur të shtënat dhe as akterët e këtij rasti. Fshati Verban i komunës së Bujanocit gjendet në vijën administrative kufitare me Kosovën në të cilin jetojnë jo më shumë se 2 familje shqiptare./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com