Të rinjtë nga Obrenovci vizituan Bujanocin

0

Në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc sot është bërë prezantimi i dy kulturave mes dy komunave si të komunës së Bujanocit e po ashtu dhe qytetit të Obrenocit, ku të rinjtë e kësaj të fundit po qëndrojnë në Bujanoc për të prezantuar qytetin e tyre dhe kulturën, sikurse edhe të rinjtë e Buajnocit që kohë më parë e kanë prezantuar kulturën tonë në qytetin e Obrenovcit.

te rinjtKy prezantim është bërë në prani të kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifit, shefit të kabinetit Arber Pajazitit, ndihmës Ministres së Rinis dhe sportit, Snezhana Kashla, koordinatores së projektit Nevena Nikoliq e shumë të rinjve nga Obenovci, dhe të rinjtë e të tri nacionaliteteve që jetojnë në komunën e Bujanocit. Ky projekt ka për qëllim që të i bashkoj të rinjtë nga komunat e përziera me nacionale dhe atë me një nacionalitet dhe kjo është arritur duke i bashkuar 11 zyra me të rinj nga 11 qytete të ndryshme të Sërbisë. Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifit duke i shprehur mirëseardhje të rinjve nga Obrenovci dhe përshëndetur të pranishmit tha se, ne duhet të ndjehemi krenar që në komunë jetojnë tri nacionalitete dhe se kultura dhe rinia do të kenë gjithmonë përkrahjen e qeverisjes lokale. Spasiq Branko, kryetar i këshillit për të Rinj nga Obrenovci dhe Nevena Nikoliq koordinatore e projekti “Ç’paketimi 2014” janë shprehur të kënaqur me vizitën e të rinjve tanë dhe kanë thënë se ky është një rast i mirë për të u njohur me kulturat e ndërsjellt. te rinjt 2Pas prezantimit me video të pranishmit kanë pasur mundësin që të i shohin fotot edhe për së afërmi të cilët ishin vendosur në sfond të sallës së vogël në shtëpi të kulturës. Gjithashtu të rinjtë bashkërisht kanë pasur mundësin të vizitojnë edhe qytetit e Bujanocit dhe të njihen për së afërmi me kulturën e saj, objektet kulturore e të tjera. Vizita ka qenë shumë e frytshme dhe një pritje shumë e mirë nga të rinjtë tanë, kështu që grupi ka kaluar ashtu siç është paraparë dhe me plan./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com