Të rinjtë nga Geraj, aksion për të siguruar ushqimin shpezëve në këtë acar

0

Mëshiro që të jesh i mëshiruar. Për shkak të motit të ftohtë që po mbretëron në vendin tonë dhe dendësisë së madhe të borës një grup i të rinjëve nga bashkësia lokale Geraj, morën një aksion të vogël e simbolik që tu dalin në ndihmë gjallesave që kanë vështirësi për ta siguruar ushqimin.

Me kokërrza gruri dhe misri të rinjtë shetisin fushave të komunës sonë për të gjetur lokacionet ku strehohen shpezët. Numri i shpezëve në vendin tonë tani është dukshëm më i vogël por për të mbijetuar në këto temperatura gati se është e pamundur. Ata kërkojnë ushqim cep më cep. Njerëzit vullnet mirë solidarizohen me aksione humane fillimisht duke nxjerrë copa buke në oborr e deri në hapësirat publike, raporton zerilugines.com.

Qeniet e gjalla siç janë shpezët për adhuruesit e natyrës zënë vend të veçantë andaj duhet të tregohemi solidar dhe të kujdesshëm edhe ndaj atyre që natyrën na e bëjnë më të bukur, tha kështu Mustafë Shaqiri. Ditët e ftohta të dimrit që mbretëruan këto ditë në vendin tonë çdo qytetari por edhe shpendëve shtegtarë ua bëri jetën dhe përballjen e përditshmërisë më të vështirë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com