Të rinjtë e rajonit vizituan Bujanocin

0

Gjatë vikendit Bujanocin e vizituan afër 50 të rinjë nga vendet e rajonit, të cilët për dy ditë u njohën me kulturën dhe traditat e vendit tonë.

te rinjte

Këta të rinjë u pritën nga të rinjët e zyrës për të rinjë në Bujanoc, ku dhe ishin organizator të këtij takimi. Aktivitet filluan nga mesdita e të shtunës, ku të rinjët nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Vojvodina, Maqedonia dhe Sërbia së bashku me të rinjët e zyrës për rinjë vizituan qytetin dhe në fund arritën tek klubi i të rinjëve. Aty u pritën nga shefi i kabinetit të kryatarit të komunës Arbër Pajaziti, i cili i uroj të rinjët për mirëseardhje në komunën e Bujanocit. Më pas të rinjët patën rastin të njoftohen me traditat e vendit dhe secili një nga një të prezantoj një vlerë nga vendi nga vjen. Zdravko Marjanovic nga Vojvodina një ndër kryesorët e këtij takimi, ndajti mirënjohje komunës së Bujanocit për mirkëpritjen. Vjollca Aliu, koordinatore e zyrës për rinjë në Bujanoc tha se, gjithë qëllimi i kësaj vizite është të njihen mes veti të rinjët me kulturën dhe vendin ton të vogël por të bukur. te rinjte 2Mysafirët u shprehën se ndihen shumë të kënaqur me vizitën dhe mikpritjen që iu është bërë nga të rinjët e komunës së Bujanocit. Kësaj vizite iu bashkangjitën shumë të rinjë nga komuna jonë ku u tregun kulturen dhe zemergjersine në menyre qe mysafiret të bartin pershtypjet me te mira nga Bujanoci. Aktivitet vazhduan me përshkrimin e komunës së Bujanocit dhe me përformanca nga të rinjët e më pas vazhduan edhe në qëndrën e qytetit ku u mbajt një koncert i vogël nga të rinjët e zyrës për të rinjë. Vizita është financuar nga organizatat gjermane me qëllim të të krijohet një urë lidhse për vendet e prekura nga lufta. Destinacioni i radhës do të jetë vetë shtëti Gjerman./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com