Të premtën 1 Maji dita e puntorve, dit pushimi

0

Në shumë vende të botës përkujtohet 1 Maji, dita e puntorve. Dita e Punës, ose Festa e Puntorve, është një festë që festohet më 1 Maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomiko-social të puntorve.

1-MAJ

Dita e puntorve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Në Evropë 1 Maji festa e puntorve është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të kongresit të Internacionales së dytë në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë. 1 Maji në Sërbi shënohet si fest shtetrore menjëher pas përfundimit të luftës së dytë botërore. Festa e 1 Majit, i referohet kujtimit të protestave të puntorve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte në orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në vitin 1866 në Illinois (SHBA). Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor), një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, 5 shtator 1882. Dy vjet më vonë, më 1884, një manifestim i ngjashëm i kavalierëve të Punës miratoi një rezolutë që ngjarja të kishte bazë vjetore. Gjithashtu organizatorët sindikalistë, afër lëvizjeve socialiste dhe anarkiste, sugjeruan si datë feste: 1 Majin. Ndërkohë, incidente të rënda ndodhën në ditët e para të majit 1886 në Çikago (SHBA) dhe që njihet si kryengritja e Haymarket. Këto ngjarje arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur policia qëlloi mbi demonstruesit duke shkaktuar shumë viktima. Data e 1 Maj është miratuar në Kanada në 1894 edhe pse koncepti i festës së puntorve i referohej këtu marshimeve të mëparshme të puntorve të mbajtur në Toronto dhe Otava në 1872./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com