Të martën më 3 shkurt në Bujanoc nis ndërtimi i objektiti të shkollimit të lartë Universitarë

0

Të martën më 3 shkurt, komuna e Bujanocit do të nis një faqe të re të historisë së Arsimit të lartë universitarë. Gjatë ditës së nesërme komuna e Bujanocit në krye me kryetarin Nagip Arifin do të jetë nikoqir i përfaqësuesve më të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë, të cilët do të jenë present në vurjen e gurthemelit të objektit të shkollimit të lartë Universitarë në qytetine Bujanocit.

parcela

Siç njoftonë kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit, ky evenimenti historik do të fillojë në ora 13:ooh, ku të pranishëm do të jenë, Ambasadori i BE-së në Sërbi Maikëll Davenport, komesarja e lartë për pakica Astrid Thores, ambasadori i OSBE-së Peter Burkhard, ambasadori i Britanisë së Madhe, Denis Kif, kryetari i Trupit koordinues Zoran Stankoviç dhe Ministri i Arsimit në qeverinë e Sërbisë Sërgjan Vërbiç. Vlenë të theksohet se kësaj ngjarje historike për Bujanocin do ti paraprijnë takimet e ndërkomëbatrëve me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin në kabinetin e tij. Në ora 9:00h kryetari Arifi do të takohet me komesaren e lartë për pakica Astrid Thores, dhe më pas, duke filluar nga ora 10:00h, në kabinetin e kryetarit do të arrijnë edhe përfaqësuesit tjerë ndërkombëtarë dhe vendorë, ndër ta edhe ambasadori i Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka të cilët bashkarisht do të shkojnë tek vendi ku do të fillojnë ndërtimi i objektit universitarë, përballë ambulantës së qytetit./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com