Të ndenjurit ulur gjatë i bën keq zemrës suaj

0

Të ndenjurit ulur për periudha të gjata mund ta lëndojë zemrën tuaj, sipas një studimi të ri befasues.

Ky studim gjeti që sa më shumë që njerëzit rrinë ulur, aq më të mëdha janë gjasat që ata të shfaqin shenja të lëndimit në muskujt e zemrës.

Njerëzit që rrinë më shumë se nëntë apo dhjetë orë ulur çdo ditë, janë më të rrezikuar nga sëmundjet si diabeti dhe ato të zemrës, si dhe problemeve të tjera.

Ndërkaq, shumica e këtyre rreziqeve mbeten relativisht të larta, edhe nëse bëjmë ushtrime.

Të ndenjurit ulur së tepërmi mund të lidhet po ashtu me infarkt dhe gjendje të tjera.

Ky studim është publikuar në Circulations, dhe në të janë marrë të dhëna ekzistuese nga Dallas Heart Study, një ekzaminim i vazhdueshëm i shëndetit kardiak mes grupeve të burrave dhe grave etnikisht të ndryshëm, të përcjellë nga Universiteti i Qendrës Mjekësore të Teksasit Jugperëndimor.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »