Te Molla e Kuqe!

0
Pak kilometra në veri të Nishit, lumit Nishava dhe kalasë të Nassusit dardan, mes Xhades së Vjetër të Mithat Pahait valisë së dikurshëm të Nishit, rruga kthenë në të djathtë, e cila rrugë fushën dhe lokalitetin e këtij vendi e ndanë në dysh, aty është vendbanimi i dikurshëm i shqiptarëve autokton Katund. Edhe banorët e sotëm serbë akoma e quajn Katund kod Crvene Jabuke (Katundi te Molla e Kuqe).
MollaNdërsa, atje larg në një kodrinë ku ka qenë katundi i vjetër ishte gjymrikana e Mollës së Kuqe, e shqiptarëve autokton të cilët u shpërgulën dhunshëm gjatë dhjetorit dhe janarit të vitit 1877-1878. Nga ushtria vrastare dhe piromane e knjazit të katërt serb Millan Obrenoviqit, atëbotë kur ishte bërë ky dëbim i dhunshëm i shqiptarëve autokton si nga Katundi i Mollës së Kuqe, Nishit, Toplicës, Kosanicës dhe Kazajsë së Vrajës etj. ishte një dimër shumë i ashpër.

Si u vendos gjymrikana te Molla e Kuqe në Katund? Serbët qyshë nga betejat e tyre më 1804-1812-1878, do të orvateshin për një shtet autonom nën sovranitetin dhe intergritetin e Perandorisë Osmane. Me të tilla orvatjesh dhe kryengritjesh të përkrahur edhe nga Rusia Cariste, serbët aso kohe e kishin fituar një gjysem autonomie dhe vepronin në dy drejtime në planin politikë dhe në atë diplomatikë.

Duke e pranuar vasalitetin dhe dëgjushmërinë ndaj Portës së Lartë, menjëherë serbët i kishin aktivizuar komitët, hajdutët dhe të gjitha bandat tjera kriminale të cilat vrisnin e masakronin shqiptarë autokton në viset e tyre stërgjyshore deri në thellësi të Serbisë të sotme, duke i trajtuar ata si turq meqë e kishin pranuar fenë e turkut.

Pikërisht se ata kryenin krime ndaj shqiptarëve autokton në Sanxhakun e Nishit dhe në gjashtë nahijet e Pashallëkut të Beogradit! Shqiptarët nga viset e Kosovës dhe më gjërë nën flamurin e Maliq Pashë Gjinollit më 1812, shkuan bajraqe-bajraqe për të luftuar kundër zgjërimit të Serbisë në dëm të tokave shqiptare të Nishit, Toplicës, Kosanicës, Dobriqit, Kurshumlisë, Prokuples, Pirotit, Zajçarit, Kazasë së Vrajës etj. [i]“Vetëm se gjatë periudhës 1815-1878, nga viset e Moravës dhe Nishavës, u detyruan të largoheshin nga tokat e tyre stërgjyshore mbi 150.000 mijë shqiptarë autokton nga soldateska serbe»

Disa vite më vonë historiografia serbe kura-kurës, nuk ka arrijtur ta fshehë urdhëresën e Millosh Obrenoviqit, për ushtarakët dhe paramilitarët serbë që thoshte: «Sa ma pak që të ketë shqiptarë dhe turq në mesin tonë, aq më e madhe, do të jetë merita për atdhe dhe sa më shumë shqiptarë që shpërngulni ju aq më i madh do tëjetë suksuse për atdheun tonë»

Me marrjen e Nishit nga ushtria serbe me 29 dhjetor 1877, Korrpusi i Danubit me në krye Stefan Biniçkin do t’ia japin në të njëjtën ditë flakën gjymrikanës te Molla e Kuqe.

«Kurr arrijtën ushtarët tan te gjymrikana në Katund atë e gjetëm të braktisur . Vetëm se në njërën nga dhomat e saj gjendej aparati i telegrafik i Morzeut, harta topografike e varur në mur dhe një macë dhe azgjë tjetër nuk kishte aty, me urdhërin e Komandant Stefan Biniçkit i jepet flaka gjymrikanes»

Banorët serbë të Katundit na thanë se në manastirin Lipovica, gjenden disa pllaka me mbishkrim arab që janë marr nga karaulla e Turqisë. Me gjithë incistimin e ekipit tonë prifti i këtij manastiri nuk deshi të na i mundësoj inçizimin e këtyre të dhënave si shumë të vlefshme arkivale për doganën e Mollës së Kuqe.

Si mbeti shprehja te: «Molla e Kuqe»?

Gjer më tani nuk më është e njohur se ndonjëri nga akademikët shqiptar nga lëmia e historiografisë, gjeografisë, gjuhësisë, filologjisë, antropologjisë, arkeologjisë, udhëpërshkruesve etj. ta kenë dhënë termin adekuat për «Mollën e Kuqe”» – Si zokonisht në popull kanë mbetur dhe mbijetuar mbresat tragjike të ndodhive të vërteta për ato vende dhe regjione ku është luftuar dhe është derdhur gjaku si përrua. Nga ia gjak i pakursyer i derdhur është ngopur toka dhe se në të njëjtin vend kanë filluar të mbijnë lule të kuqe pastaj të rriten e zhvillohen pemë e që do të lulëzonin dhe hidhnin fruta me ngjyrë të kuqe të gjakut.

Atje në vendbanimet tona stëgjyshore në Toplicë, muhaxhirët tan për të mbetur dhe mbijetuar në pasuritë e tyre të patjetësueshme e kishin derdhur gjakun e tyre si përrua. Dhe se me tërheqjen e kufirit nga Pashallëku i Beogradit në Katund vendbanim ky mes Nishit dhe Aliksicit ishte ngritur gjymrikana e Perandorisë Osmane.

Në atarin e oborrit të karakollit të Turqisë ishte një mollë e cila në pranverë lulonte dhe bënte fruta të kuqe. Shumë njerëz pasardhës të muhaxhirëve tanë të dëbuar dhunshëm nga Nishi dhe Toplica shpesh shkonin për t’i vizituar vendet e të parëve të tyre, bindeshin dhe tregonin se atje ishte një mollë shumë e vjetër dhe mollat i kishte all bojë të kuqe.

Populli nga nostalgjia dhe malli i madh për ato regjione a vende të caktuara ku është derdhur gjaku i pakursyer i ka emërtuar ato me shprehjet e veta piklluese si: «toka e kuqe» , «guri i kuq i livadhit»,«kroi me ujë të kuq»,«varrezat e krushqve të përgjakur» etj. Pikërisht kështu ka lindur dhe mbijetuar edhe shprehja e vërtetë dhe reale për mollën e kuqe në popull e cila shprehje ka vazhduar edhe sot duke u mishrur edhe në folklorin ton popullor si:«Hidhet vallja, vallja me shamia – Te Molla e Kuqe, e jona , Shipnia»etj. (Reshat Avdiu-albaniapress.com)

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com