Të interesuarit për regjistrim në fakultetin ekonomik në Bujanoc mund ta bëjn më 20 dhe 21 qershor
15:55 | 06 Qershor 2018

Përmes një njoftimi, të lëshuar nga fakulteti ekonomik i Suboticës, paralelja në Bujanoc, njofton të gjithë të interesuarit që shprehin dëshir për tu regjistruar në këtë fakultet mund ta bëjn me datën 20 dhe 21 qershorë.   Në njoftim thuhet:
  • „Fakulteti ekonomik i Suboticës,  Paralelja në Bujanoc njofton të gjithë  të interesuarit se afati për aplikimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2018/19 është më datë 20 qershor dhe 21 qershor 2018, ndërsa provimi pranues mbahet më datë 29.06.2018. Për  informata shtesë rreth studimeve dhe regjistrimit në këtë fakultet mund ti merrni në Paralelen e fakultetit në Bujanoc  tek Shërbimi studentëve“.
Françeska Jaçe