Të Hënen konvokohet seanca konstituive e Kuvendit komunal të Bujanocit (Dokoment)

0

Komuna e Bujanocit

Sipas agjendës së Kuvendit Komunal të Bujanocit të Hënen do të verifikohen mandatet e këshilltarëve që kan fituar të drejtën për të përfaqësuar elektoratin e tyre.

Kryetari i Kuvendit komunal Jonuz Musliu konvokon seancën konstituive të Kuvendit komunal të Bujanocit më 16.05.2016 (e hënë), e cila do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit me fillim prej orës 10.00. Për seancën konstituive propozohet ky rend i ditës:

1. Raporti i Komisionit zgjedhor të Komunës së Bujanocit mbi zbatimin e zgjedhjeve lokale për zgjedhjen e këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Bujanoci të mbajtura më 24.04.2016, dita (E Hënë);
2. Zgjedhja e antarëvanëtarëve të Këshillit verifikues;
3. Paraqitja e raportit të Këshillit verifikues.
4. Vërtetimi i mandatit të këshilltarëve të sapozgjedhur;
5. Dhënia e deklaratës solemne të këshilltarëve;
6. Propozim Aktvendimi mbi zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të komunës së Bujanocit’
7. Propozim Aktvendimi mbi zgjedhjen e zv/kryetarit të Kuvendit të Komunës së Bujanocit.
8. Propozim Aktvendim mbi shkarkimin e sekretarit të Kuvendit të Komunës së Bujanocit, për shkak të skadimit të mandatit;
9. Propozim Aktvendimi mbi caktimin e sekretarit të Kuvendit të Komunës së Bujanocit.

Rendi përfundimtar i ditës do të përcaktohet në seancë.

DOKOMENT:  Kliko këtu

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com