„Të gjithë po ikin, bile edhe mafia“

0

Italia e Jugut është më keq se Greqia, ajo po vdes, shkruan autori, Roberto Saviano në një letër dërguar kryeministrit italian, Matteo Renzi. Shefi i qeverisë italiane reagon  i zemëruar.

tegjithe-579x396

Në fillim ishte një studim mbi gjendjen mizerable ekonomike në Italinë e Jugut, pastaj një artikull akuzues gazearesk i autorit të „Gomorrha“, Roberto Saviano , i pasuar nga një reagim i kryeministrit Renzi si përpjekje për ta zbutur situatën. Pastaj, pati edhe polemika të tjera. Dhe, së fundi, erdhi premtimi për investime 80-miliardëshe nga Roma.

Mezzogiorno po e vë sërish në lëvizje opinionin italian, që kur organizata private për zhvillim Svimez ( Assozciazionne per lo Sviluppo dell’industria nel Mezzogiorno) publikoi shifra dhe fakte alarmuese mbi Italinë e Jugut. Ekonomia po trkurret qe shatë vite, nga viti 2000 deri në vitin 2013 Greqia bile ka shënuar brutoprodhim shoqëror më të lartë, të dhënat për konsum dhe për investime janë në rënie , gjendje e punësimit s’ka qenë kurrë më e keqe që nga vitit 1977, çdo i treti person kërcënohet nga varfëria, shkalla e lindjeve ka nbërrijtur pikën kritike, perspektivat jetësore janë përgjithësisht të këqia.Raporti i Svimez-it tërheq vërejtjen për një „prapambeturi permanente“ të regjioneve të Italisë së Jugut. Dhe e tëra kjo është e lidhur me „pasojat e paparashikuara të një cunami demografik“.

„Të kesh një fëmijë është bërë luks“

Raporti-Svimez e shtyri edhe aktivistin e njohur antimafia, Saviano, t’i shkruajë një letër të hapur kryemistrit italian, Renzi.

„Italia e Jugut po vdes. Të gjithë po ikin, bile edhe mafia“, thuhet në artikullin e botuar në gazetën „La Republica“. „Të kesh një fëmijë është bërë luks. Të kesh dy fëmijë është diç e merkeullueshme.“. Dhe më tej: „Kush rritet këtu, jeton me mendimin e ikjes“.

Në letrën e atij akuzuese, Saviano, kërkon veprim nga shefi i qeverisë: „ Idashuri kryemisnitër, Ju keni obligim të intervenoni. Por së pari duhet të pranoni se qeveria deri tash nuk ka bërë asgjë“.Renzi duhet ta falënderojë secilin që mbetet në Italinë e Jugut. Renzi ka për detyrë që ndërmarrësit e aftë dhe të vullnetshëm t’i mbrojë nga burokracia dhe nga korrupcioni, shkruan Savano. Autori, që u bë i famshëm me bestsellerin e tij antimafia, „Gomorrha“, është vetë me prejardhje nga Mezzogiorno. Saviano u rrit në Neapel.

Renzi: T‘ përvjelim mëngët n¨evend se të ankohemi

Në reagimin e parë Renzi relativizoi akuzat e ashpra të Saviano-s duke  përpjekur të ngjallë optimizëm. „Secili mund të konstatojë se Italisë sot i shkon më mirë sesa para një viti. Dhe ne e dimë se një vit më vonë do të na shkojë edhe më mirë.“  Por Renzi pranoi se Jugu është prapa Veriut . Është e qartë se edhe qeveria duhet të bëjë më shumë, tha Renzi. Të gjthë duhet të bëjnë më shumë. Të dhënat ekonomike tregojnë se Italia po ngritet. „Të pushojmë me ankesa. T‘i përvjelim mëngët“.

Në ndërkohë u lajmërua edhe Frederica Guidi. Ministrja për zhvillim ekonomik në një intervistë për „Republicca“ foli për një lloj Plani Marshall për Mezzogiorno-n. Sipas saj qeveria po punon në një plan për zhvillimin e industrisë italiano jugore dhe të infrastrukturës. Sipas këtrij plani në Mezzogiorno  brenda 15 viteve të ardhshme do të investohen 80 miliardë euro.

Tages Anzeiger;
Përkthimi për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com