Të enjten seanca e Kuvendit, ja çka do të diskutohet
15:58 | 12 Qershor 2018

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e radhës të mbahet këtë të enjte, ndërsa në rend të ditës do të jenë gjashtë pika të mbetura nga seancat e kaluara.

Anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Ahmet Isufi, në një deklarim për media pas mbledhjes së Kryesisë, tha se për mbajtjen e interpelancës për kryeministrin Haradinaj në lidhje me vendimet e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione. do të njoftohen më vonë përmes Zyrës së Kryeministrit dhe pastaj Kryesia është ajo që vendos.

“Sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës u mor vendim që të vazhdohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara dhe të cilat do të trajtohen ditën e enjte në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Kosovës. Për interpelancë të kryeministrit Haradinaj shihemi më vonë, në mënyrë që të përcaktojnë edhe ditën se kur do të mbahet interpelanca. Janë pikat e mbetura gjashtë pika, të cilat janë votime të interpelancave të kaluara”, tha Isufi.

Françeska Jaçe
S