Të drejtat e serbëve në Kosovë t’i kenë shqiptarët në Preshevë

0
Kryetari i Komisionit për Arsim në Kuvnedin e Kosovës, Nait Hasani ka thënë se gjendja në arsim dhe kulturë te shqiptarët e Luginës së Preshevës është e rënd dhe ata kërkojnë që Kosova të ketë reciprocitet në mes të drejtave të shqiptarëve atje dhe serbëve në Kosovë.
00_12_1431082768147811946
Ai ka thënë se pas vizitës së parë të komisionit në Luginë ka thënë se gjendja e rënd në atë pjesë është për shkak se Serbia ende mbetet me mentalitetin e regjimit të Millosheviqit.

Hasani shtoi se librat e botuara në shqip që janë botuar në Kosovë janë konfiskuar nga regjimi serb dhe kjo ka ndodhur në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.

Ata kanë nevojë që Qeveria e Kosovës të bëjë masa reciprociteti në mes shqiptarëve atje dhe serbëve në Kosovë, në mënyrë që të drejtat sic i kanë shqiptarët në Preshevë t’i kenë edhe serbët në Kosovë ose anasjelltas.

Në Medvegjë, sipas tij, asimilimi është ekstrem dhe duhet masa urgjente për mbrojtjen e shqiptarëve që kanë mbet.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com