Të braktisur nga prindërit, 4 fëmijë i japin fund jetës. Nën hetim i gjithë fshati

0

Të braktisur nga prindërit, për shkak të vështirësive ekonomike, katër vëllezër të moshës nga 5 në 13 vjeç janë vetëvrarë.

foto

Nëna dhe babai i të vegjëlve kanë braktisur fëmijët në fshatin në të cilin i kishin lindur, për tu larguar në qytet me shpresën se do të gjenin punë. Siç raporton Huffington post, nëna ishte larguar e para, pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj, ndërsa i ati ishte larguar në muajin mars, duke i lënë kujdestarinë e më të vegjëlve djalit 14-vjeçar, të cilit i kishte dhënë edhe një kartë banke, ku ata mund të tërhiqnin shuma të vogla parash, për të bërë ndonjë shpenzim.

Të braktisur, të dëshpëruar dhe pa asnjë shpresë për rrugëdalje, 4 të vegjlit kanë pirë pesticide dhe kanë gjetur vdekjen.

Ai që ka zbuluar trupin e vogëlushëve ka qenë një fqinj, i cili ka gjetur 3 prej tyre ende pa dhënë frymën e fundit. Mbi tavolinë, më i madhi kishte lënë një letër ku shkruante: “Sot është dita për të ikur”. Kanali kinez CCTVNews raporton se nuk ka qenë e lehtë të gjendeshin prindërit për tu dhënë lajmin tragjik, pasi të dy ndodheshin në distanca shumë të largëta, nga vendi ku jetonin të vegjlit. Autoritetet kanë lajmëruar se do të nisin një hetim jo vetëm mbi prindërit, por edhe mbi banorët e fshatit, për të zbuluar se përse kur të gjithë e dinin për braktisjen e të miturve, asnjë nuk raportoi në polici. /a.s/noa.al –

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com