Tbilisi ne kaos biblik: Rrugët e qytetit pushtohen nga luanët, tigrat, ujqit… (FOTO/VIDEO)

0

 

Kryeqyteti gjeorgjian përveç vërshimeve të rënda po përballet edhe me kafshët e kopshtit zoologjik të cilat kanë arritur të dalin të lira pas gjendjes së përmbytjeve atje.

Banoret e Tbilisit janë paralajmëruar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura pasi disa nga kafshët që kanë ikur nga kopshti zoologjik, pas shirave të rrëmbyeshëm dhe erërave, janë shumë të rrezikshme, transmeton në shqip Gazeta Express, shkrimin e “The Guardian

Si pasojë e këtyre përmbytjeve në Gjeorgji kanë mbetur të vdekur tetë persona deri me tash, tre prej tyre punëtorë të këtij kopshti zoologjik.

Të reshurat e mëdha kanë filluar dje dhe si pasojë lumi Vere ka dalë nga shtrati, duke vërshuar dhjetëra ndërtesa dhe automobila dhe duke i dëmtuar linjat e rrymës elektrike. Kopshti zoologjik i këtij qyteti, po ashtu, është vërshuar, me ç’rast tigrat, luanët, ujqit dhe shtazët e tjera, janë larguar nga kopshti. /GazetaExpress

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com