Tayna vjen më ndryshe në projektin e ri, zbulon disa detaje
08:00 | 10 Shkurt 2019

Tayna përmes rrjeteve sociale ka dhënë disa detaje rreth këngës së re, të cilën pritet ta publikojë së shpejti, shkruan lajmi.net

E pyetur nga fansat, reperja ka zbuluar se kënga e saj e re është e zhanrit hip-hop dhe me temë personale.

Po ashtu, e pyetur në mënyrë indirekte se a do të jetë kjo këngë ‘diss’ për dikë, ajo u përgjigj se do të jetë projekt motivues.

Për ndryshe, kënga e fundit nga Tayna është “AJE” në duet me reperin Ledri Vula. /Lajmi.net/

Rina Balaj