Tasovac: Nuk jemi të sigurt së deri më 1 korrik do të privatizohen të gjitha mediat

0

Ministri i Kulturës dhe informimit të Serbisë, Ivan Tasovac sot nuk ka mundë të vlersojë se deri më 1 korrik a do të privatizohen të gjitha mediat, në të cilët shteti ka pronësi, por ka thënë se procesi i privatizimit është në zhvillim e sipër.

media

Tasovac në Vërnjaçka Banja përsëriti se data 1 korrik është për tërheqjen e shtetit nga pronësia e mediave, kurse në pyetjen se a do të jenë të privatizuara të gjitha mediat deri atëher, shkurt është përgjigjur “Do ta shohim”, duke vënë në dukje se procesi është në zhvillim e sipër. Objektiviteti i privatizimit të mediave pas tërheqjes së shtetit nga pronësia, ministri ka vlerësuar si gjë përgjegjëse për pronarët, redaktorët dhe gazetarët. Mendoj se është përgjegjësi e të gjithëve, që nënkupton përgjegjësin e pronarit të medias, kryeredaktorit dhe vetë gazetarëve, por edhe vetë shikuesit dhe dëgjuesit e vetë e aprovojnë gjyqin, ka thënë Tasovac. Ministri më tej shtoi se modeli i privatizimit të mediave dallon nga modeli i privatizimit të ndërmarrjeve dhe fabrikave, dhe që edhe blerësit e dyshimt që janë paraqitur janë vetëm spekulime. Para se të aprovohet ligji, është bërë pyetja se a do të kalojë, sepse për ato është pritur 11 vjet, pas së cilës ka pasur dyshime dhe spekulime se a do të kalojë akti nënligjor. Po shkojmë hap pas hapi dhe plotësisht është e kjart se angazhimi i Shtetit dhe i Qeverisë të mbështesë plotësisht lirinë e shprehjes dhe pluralizmin e mediave “ka thënë Tasovac. Ministri shtoi se, vetëm të kryejë debatin për lirinë e medias dhe të drejtat e njeriut, Serbia renditet në mesin e vendeve evropiane, me një kuadër të fortë ligjor në këto fusha. Shumë debat në lidhje për atë siç është liria e medias, flitet për sa e rëndësishme është ajo. Fakti që ne kemi bërë një kornizë të fortë ligjore dhe nënligjore, hapi i parë në drejtim të rregullimit të medias që ajo të jetë edhe më mirë, ka thënë Tasovac. Ministri sot në Vërnjaçka Banja hapi një ekspozitë të përhershme të Muzeut të trajtimit nën patronatin e Muzeut të Shkencës dhe Teknologjisë në Beograd./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com