Tani mund t’i besoni syve tuaj: Fustani është me ngjyrë bardhë-ari

0

“Zi-kaltër apo bardhë-ari?”, ishte pyetja e cila tronditi gjithë botën, madje edhe shkencëtarët nuk ishin në gjendje për t’i bindur njerëzit.

ngjyra

Pluhuri i cili është ngritur për shkak të këtij fustani do ta shfrytëzojë shtëpia e modës “Roman Originals”, e cila ka krijuar fustanin tashmë të famshëm me ngjyrë të zezë dhe kaltër, transmeton Koha.net. Kjo shtëpi e modës ka vendosur, sipas gëzimit të të gjithë atyre që e kanë parë këtë fustan me ngjyrë të bardhë dhe ari, që këtë fustan ta bëjë në një koleksion të limituar me ngjyrë bardhë dhe ari.

Megjithatë, kjo shtëpi e modës ka shfrytëzuar popullaritetin global të këtij fustani për bamirësi dhe në këtë mënyrë koleksioni i limituar i fustanit me ngjyrë të bardhë dhe ari do të dalë në shitje përmes një ankandi me qëllim për të mbledhur para për organizatën humanitare Comic Relief.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »