Talenti nga komuna e Bujanocit me aplikacion në Android dhe iOS (Video)

0

Revolucioni në fushën e teknologjisë informative i cili ka kapluar viteve të fundit mbarë rruzullin tokësorë, hiq më pak nuk ka ngecur edhe në botën shqiptare, përfshirë edhe Luginën.

Në mesin e shumë entuziastëve në industrinë e “ IT “-së  është edhe Miran Behluli nga fshati Lluçan i komunës së Bujanocit.

Me të mbaruar shkollën e mesme, në Shkup të Maqedonisë, Mirani ka lansuar një aplikacion që ka të bëjë me zhvillimin e një loje atraktive e që është i disponueshëm për dy sistemet kryesove operative të telefonave të meçur, Android dhe iOS.

Aplikacioni i quajtur “ Orbavoid “ ka parë dritën javën e fundit, ndërsa është mirëpritur nga dashamirët e lojërave.

Mirëpo, ky nuk do të jetë projekti i fundit që do të lansojë Mirani. I pasionuar për botën e kompjutorëve që nga vegjëlia, ai ka edhe shumë ambicie tjera të cilat do t’i kurorëzojë me sukses.

Talenti i tij tashmë ka bërë jehonë edhe në mjedise të mëdha siç është Shkupi. Miran Behluli veprimtarinë e tij po e zhvillon në një prodkuksion me renome jo vetëm për Maqedoninë por edhe për mbarë rajonin.

Mosha e re le të kuptoj se nga Mirani priten edhe shumë inovacione tjera me të cilat do të jetë krenare jo vetëm Lugina por gjithë bota shqiptare. Kreativiteti i tij padyshim se do të jetë i mirëseardhur për gjithë teknologjinë informative.

Në fund ju sjellim sqarimin për shkarkimin e aplikacionit “ Orbavoid “ i cili është krejtësiht falas.

 

Për Android- Playstore/ Orbavoid

Për iOS- Appstore/ Orbavoid

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com