Mesnatën e së enjtes, një person është gjetur pa shenja jete në automjetin e tij në Prizren.
Policia bëri të ditur se bëhet fjalë për një burrë rreth moshës 55 vjeç me iniciale A.S., me profesion taksist. I ndjeri ishte duke qëndruar në pritje, me veturën e parkuar në një vendparkim të rezervuar për Taxi.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, ku nga ekipi mjekësor i Urgjencës është konstatuar vdekja e personit. Pas pranimit të informatës, ekipi kujdestar i Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi po ashtu njoftoi se gjatë ekzaminimit të trupit, nuk janë vërejtur shenja të dhunës.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për ekzaminim të mëtejmë. Gjatë ekzaminimit sipërfaqësor të trupit, nuk janë vërejtur shenja të dhunës. Rasti vazhdon të t Hetohet si “Hetim i Vdekjes”, në bashkërendim me Prokurorinë”, deklaroi ai.
Taksisti 55-vjeçar gjendet i vdekur brenda veturës së tij në Prizren
<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813939-attachment-1024x576.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Taksisti 55-vjeçar gjendet i vdekur brenda veturës së tij në Prizren" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="2048" height="1152" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813939-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Taksisti 55-vjeçar gjendet i vdekur brenda veturës së tij në Prizren" loading="lazy"></p>Mesnatën e së enjtes, një person është gjetur pa shenja jete në automjetin e tij në Prizren. Policia bëri të ditur se bëhet fjalë për një burrë rreth moshës 55 vjeç me iniciale A.S., me profesion taksist. I ndjeri ishte duke qëndruar në pritje, me veturën e parkuar në një vendparkim të rezervuar për Taxi.</div>






